Haradinaj përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Evropë kundër sulmit terrorist në Banjskë

I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbështetur protestën e studentëve shqiptarë në Evropë kundër sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkrahur protestën e organizatave të studentëve shqiptarë në Evropë, kundër sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovëa, më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

“Në mbështetje të protestës së organizatave të studentëve shqiptarë në Evropë, e planifikuar të mbahet nesër në Bruksel, kundër sulmeve terroriste në veri të vendit”, ka shkruar Hradinaj.

Haradinaj ka thënë se angazhimi i të rinjve shqiptarë për të promovuar të ardhmen paqësore dëshmon lidhjen që ata kanë me Kosovën.

“Angazhimi i të rinjve shqiptarë por edhe i tërë diasporës sonë në promovimin e një të ardhme paqësore dhe prosperuese për të gjithë, dëshmon lidhjen që kanë ata me atdheun”, ka shkruar kreu i AAK-së.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika