Haradinaj: Qeveria të japë llogari pse është vonuar kaq shumë blerja e raketave “Javelin”

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, lidhur me pranimin e kërkesës së ShBA-së që Kosova të blejë raketa "Javelin" ka thënë se Qeveria duhet të japë llogari se pse është vonuar blerja e tyre

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me pranimin e kërkesës së ShBA-së që Kosova të blejë raketa “Javelin”.

Haradinaj ka thënë se kjo qeveri, sot nuk mund “të krekoset pse paska bërë një kërkesë për blerje të këtij sistemi antitank, por duhet të japë llogari pse është vonuar kaq shumë!”.

“Duhet të japë përgjigje pse nuk ka përmbushur objektivat e dakorduara me planin 10-vjeçar të furnizimit të Ushtrisë së Kosovës me armatim të domosdoshëm, edhe pse i kanë tepruar dhjetëra milionë të parapara për blerje të armatimit dhe mjeteve të tjera logjistike për FSK-në!”, ka shkruar kreu i AAK-së.

Haradinaj ka thënë se lajmi do të konsiderohej sukses sikur të mos ishte i vonuar me vite.

“Për informimin e opinionit publik, qysh në vitin 2018, në planin 10-vjeçar të zhvillimit të Ushtrisë së Kosovës, kanë qenë të dakorduara blerjet e sistemeve antitank, përfshirë edhe raketat Javelin dhe jo vetëm!”, ka thënë Haradinaj.

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, është takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, me të cilin kanë biseduar për procedurën e miratimit të kërkesës së Kosovës për blerjen e raketave “Javelin”.

Lexo dhe: ShBA-ja pranon kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave “Javelin”

Hill ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave “Javelin”.

Ai ka thënë se Departamenti amerikan i Shtetit do t’ia dërgojë kërkesës Kongresit Amerikan, i cili do të fillojë procedurën zyrtare.

 

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika