Haradinaj-Stublla: Ngjashëm si Mogherini edhe Lajçak po e prish dialogun Kosovë – Serbi

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, e ka kritikuar qasjen e emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, në lidhje me dialogun Kosovë - Serbi

Ish-ministrja e jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, e ka kritikuar qasjen e emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi.

Sipas saj, ngjashëm sikurse ish-përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, edhe Mirsolav Lajçak “po e prish” dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

NJË HISTORI E SHKURTËR E DIALOGUT TË PAPARIM TË NDËRMJETËSUAR NGA BE: #Mogherini e prishi dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja nga një dialog për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në një dialog për ndryshime kufijsh (lexo: ndarja e Kosovës). Në mënyrë të ngjashme, #Lajcak e prishi mandatin e BE-së nga një marrëveshje përfundimtare ligjërisht e detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në një format dialogu të hapur, për një marrëveshje të ndërmjetme gojore/jodetyruese për zbatimin e njëanshëm të të ashtuquajturës “ASMM””, ka shkruar ajo në platformën sociale X.

Ndryshe, Lajçakun këtë të hënë e akuzoi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, se është koordinuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin, për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika