Haradinaj takohet me ambasadorin Szunyog, diskutojnë për çështjet aktuale në vend

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj njofton se ka pasur një bashkëbisedim miqësor me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog në selinë qendrore të Aleancës

Pamje nga takimi

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, njofton se ka pasur një bashkëbisedim miqësor me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, në selinë qendrore të Aleancës.

Haradinaj njofton se në këtë takim kanë diskutuar për çështjet aktuale në vend dhe se kanë shprehur shqetësimin për “agjendën legjislative” të Qeverise së Kosovës.

“Diskutuam hapur për çështjet aktuale në vend. Gjithashtu, shprehëm shqetësimin tonë për agjendën legjislative të Qeverise se Kosovës, e cila në plot raste bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me legjislacionin e Bashkimit Evropian”, ka shkruar kreu i AAK-së.

Sipas tij, integrimi euroatlantik është “objektivi kryesor strategjik i Kosovës” dhe se ky rrugëtim duhet të kulmojë me anëtarësim në BE dhe NATO.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika