Haradinaj tregon tri objektiva që Kosova duhet t’i arrijë në fazën e parë të implementimit të marrëveshjes së Ohrit

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka treguar tri objetiva që Kosova duhet t'i arrijë në fazën e parë të implementimit të marrëveshjes së Ohrit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se janë tri objektiva “të rëndësishme” që duhet t’i arrijë Kosova qysh në fazën e parë të implementimit të marrëveshjes kornizë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“E para, ta arrijë partneritetin për paqe si fazë e parë e anëtarësimit në NATO”, ka shkruar Haradinaj.

“Të rikthehet në agjendën integruese evropiane, duke e rikthyer edhe procesin e njohjeve të reja për shtetin e Kosovës”, ka shkruar tutje kreu i AAK-së.

“Ta rivendosë rendin dhe ligjin në veri dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale atje!”, ka theksuar Haradinaj.

Sipas kreut të AAK-së, krahas obligimeve të marra, “këto duhet të jenë prioritetet e Qeverisë në fazën e parë të implementimit të marrëveshjës së Ohrit!”.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika