Haradinaj: T’u kthehen paratë qytetarëve

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, Haradinaj ka kërkuar nga Qeveria që t'u kthehen paratë qytetarëve, pa u vonuar shumë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të së mërkurës së 18 majit të Gjykatës së Apelit, për pezullimin vendimit të ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ky vendim e justifikon kundërshtimin tonë të vazhdueshëm ndaj shtrenjtimit.

“Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit që e pezullon vendimin e ZRrE për shtrenjtimit e rrymës, e justifikon kundërshtimin tonë të vazhdueshëm ndaj shtrenjtimit. Me të drejtë e kemi vlerësuar që qytetarët po vidhen, e sot jemi të lumtur që gjykata vihet në shërbim të mbrojtjes së interesit publik”, ka thënë Haradinaj.

Ai shpreson që Qeveria të marrë vendim të shpejtë, siç thotë ai, kthimin e parave që iu morën qytetarëve përmes faturave.

“Presim që qeveria të marrë vendim të shpejtë që paratë që iu morën qytetarëve përmes faturave të fryera, tu kthehen pa vonesë”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme, Gjykata e Apelit, e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin kishte pezulluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për tarifat e reja të energjisë elektrike.

Apeli ka refuzuar si të pabazuar ankesën nga ZRrE-ja, kjo është bërë e ditur në njoftim të Gjykatës së Apelit.

“Është refuzuar si e pabazuar ankesa e të paditurës – kundër propozueses Zyra e Rregullatorit për Energji, me arsyetimin se janë të drejta dhe të ligjshme qëndrimet e gjykatës së shkallës së parë dhe se në rastin konkret janë plotësuar kushtet për shtyrjen e ekzekutimit të aktit administrativ të paraparë me nenin 22 paragrafi 2 dhe 6 të Ligjit për Konfliktet Administrative”, thuhet në vendimin e Apelit, transmeton PortaliD.

Gjykata e Apelit refuzon ankesën e ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika