Haradinaj uron Ukrainën për Ditën e Pavarësisë: E kuptojmë më së miri luftën e popullit ukrainas

Me anë të një postimi në Facebook, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka deklaruar se rrugët e lirisë së Kosovës dhe Ukrainës mbesin të ngjajshme e për rrjedhojë, edhe urimet mbesin të përzemërta

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ftuar në Debat Plus

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar shtetin ukrainas në përvjetorin e Pavarësisë së vendit gjersa ka deklaruar se më së miri me ta bashkëndjen Kosova.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka deklaruar se rrugët e lirisë së dy vendeve mbesin të ngjashme e për rrjedhojë, edhe urimet mbesin të përzemërta.

“Ukrainë, gëzuar Dita e Pavarësisë! Kosova dhe populli i saj e kupton më mirë se kushdo tjetër luftën e popullit të Ukrainës për liri e për mbrojtje të shtetit, prandaj jemi rreshtuar përkrah botës demokratike në mbrojtje të vlerave universale të lirisë, që sot me aq vendosmëri po i mbron populli ukrainas. Kur rrugët e lirisë dhe fatet janë të ngjashme, edhe urimet janë të përzemërta!”, ka shkruar Haradinaj.

Ky i fundit ka uruar një fitore të Ukrainës në luftën me Rusinë.

Çdo vit, data 24 gusht, për nder të miratimit të Aktit të Pavarësisë së Ukrainës nga Parlamenti i Republikës Socialiste Sovjetike të Ukrainës, “Verkhovna Rada”, kujtohet si ajo e formimit të shtetit të Ukrainës në formën e tij moderne.

Një nga hapat e parë drejt pavarësisë ishte miratimi i Deklaratës së Sovranitetit Shtetëror të Ukrainës nga Verkhovna Rada, më datë 16 korrik 1990.

Ky dokument është i një rëndësie të veçantë.

Edhe pse deklarata nuk do të shpallte Pavarësinë e Ukrainës, ajo do ta përcaktonte atë si një shtet-komb sovran, sovraniteti i të cilit shtrihej në të gjithë territorin e vendit dhe në të gjitha sferat e shoqërisë ukrainase.

Pavarësisht se Ukraina mbeti pjesë e Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, pas shpalljes së Deklaratës së Sovranitetit të Shtetit, nëpërmjet këtij dokumenti, do të demonstrohej vullneti i popullit ukrainas për pavarësi.

Po ashtu, do të ishte shtysa për fillimin e proceseve, të cilat përfunduan më 24 gusht 1991. Datë kur Parlamenti i Republikës Socialiste Sovjetike të Ukrainës do të miratonte Aktin e Pavarësisë së Ukrainës.

Për të parën herë, Dita e Pavarësisë së Ukrainës do të festohej jo më 24 gusht, por më 16 korrik (Festimi i Ditës së Pavarësisë së Ukrainës u caktua për 24 gusht, sipas rezolutës të miratuar nga Verkhovna Rada të Ukrainës, më 20 shkurt 1992).

Fakti është se më datë 16 korrik 1990, kur Verkhovna Rada e Republikës Socialiste Sovjetike të Ukrainës miratoi Deklaratën për Sovranitetin Shtetëror të Ukrainës.

Për të siguruar ekzistencën sovrane të Ukrainës, ishte e nevojshme të miratoheshin një sërë ligjesh të rëndësishme për: “Kufirin Shtetëror të Ukrainës”; “Forcat e Armatosura të Ukrainës”, “Themelimin Kombëtar të Shërbimit të Sigurisë” dhe të tjerë në periudhën 1991-1992.

Po ashtu, u miratuan simbolet kombëtare – himni, stema (trident, si stemë e vogël e Ukrainës) dhe flamuri.

Pas 1 dhjetorit 1991, filloi procesi i njohjes ndërkombëtare të shtetit të ri.

Vendi i parë që e njohu Ukrainën si të pavarur ishte Polonia, duke krijuar marrëdhënie diplomatike më 2 dhjetor të po këtij viti.

Gjatë 12 muajve të parë të ekzistencës si shtet sovran, pavarësia e Ukrainës u njoh nga më shumë se 130 kombe.

Në fillim të vitit 2001, vendosi marrëdhënie diplomatike me 153 vende të botës.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika