Hasani komenton vendimin e Kushtetueses: E drejta e vetos për serbët, një marrëzi në retorikën e VV-së

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka komentuar interpretimet që po i bëhen vendimit të fundit të Kushtetueses lidhur me seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka kritikuar idenë e shpallur nga disa se ky vendim i jep deputetëve të komunitetit serb “veto absolute” në Kuvend, duke e quajtur këtë interpretim të pasaktë.

“E drejta e vetos ka qenë një marrëzi që është krijuar këtu, në retorikën e pushtetit të deridjeshëm”, ka thënë Hasani.

Ai shtoi se Kushtetuesja ka thënë qartë se seanca konstituive nuk ka përfunduar për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit serb, por kjo nuk nënkupton asnjë veto të veçantë për ta.

“E drejta e vetos mund të thuhet që ekziston, është te amendamentet kushtetuese. E dyta, është te ligjet e veçanta për të drejtat e veçanta e komuniteteve. Edhe aty është ndërruar kushtetuta, shumica absolute.. dhe nuk ka tjetër, kjo është e qartë si loti. Ju e dini se ushtria e Kosovës është formuar me ligje. Dhe sot është formuar pa një amendament kushtetues… dhe jeni në proces të formimit. Sepse është rregull juridik, se nuk mund të përfitosh nga gjendja jokushtetuese dhe joligjore që ti e krijon vetë. As serbët lokale  as shqiptarët nuk mund ta krijojnë gjendjen jokushteteuese, dhe pastaj të thonë unë kam drejta absolute, këtë që po thuhet veto. Çështja ka shkuar në Kushtetuese, për të njëjtat arsye që është zvarritur konstituimi i Kuvendit deri te zgjedhja e Dimal Bashës. Qysh e kanë gjetur zgjidhjen për Dimal Bashën edhe këtu duhet ta gjejnë, duhet ta votojnë. E sikur serbët lokal, që e pa prerogativën si e ka edhe partia shumicë e propozimit dhe nuk e bën fare, ajo është temë tjetër”, ka shtuar Hasani.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika