Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka reaguar pas votimit të Kuvendit të Shqipërisë, ku u miratua rezoluta për shpalljen e Republikës Islamike të Iranit si shtet sponsor të terrorizmit.
Përmes një postimi në Facebook, Hasani theksoi se ky vendim nuk është abstrakt për Shqipërinë, duke kujtuar se vendi është përballur drejtpërdrejt me sulme kibernetike ndaj institucioneve shtetërore që nga viti 2022.
Kryediplomati shqiptar nënvizoi se qëndrimi i vendit është i qartë dhe pa ekuivok, duke paralajmëruar se sulmet ndaj Shqipërisë nuk do të injorohen dhe nuk do të mbeten pa përgjigje.
“Prandaj qëndrimi ynë është i thjeshtë: sulmet ndaj vendit tonë nuk mund të injorohen, të relativizohen apo të mbeten pa përgjigje. Shqipëria qëndron fort me aleatët e saj — qartë dhe pa asnjë mëdyshje”, ka shkruar ai.
Me 79 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë e shpall Iranin sponsor të terrorizmit