Juristi Brdhyl Hasanpapaj ka komentuar mundësinë që presidentja aktuale, Vjosa Osmani, të jetë kandidate për një mandat të dytë.
Sipas Hasanpapajt, zgjedhja e presidentit varet kryesisht nga vullneti i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
“Ka dy mënyra ose e propozon për presidente Vjosa Osmanin ose pastaj automatikisht i bie që e kalon taborin e kundërshtimit politik sepse presidentja osmani ka qenë e qarët e ka shpallë vetvetiu kandidaturën që e do edhe një mandat të dytë.
Tash nëse nuk arrin që t’i bind i bie që nuk ka arritur ta bindë partinë më ta madhe që i ka të gjitha kartat e nevojshme në dispozicion, president zgjidhet vetëm ai që do Albin Kurti sot, askush tjetër. Nëse Kurti dëshiron me zgjedh presidente Osmanin e zgjedh, nëse nuk dëshiron nuk bëhet”, ka deklaruar ai në Debat Plus.