Haxhiu: Akuzat në Kuvend për kapje e ndërhyrje janë boshe dhe nuk kalojnë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se Grupi punues i Komisionit për Legjislacion po mban punëtorinë për trajtimin e Projektligjit për Këshillin Prokurorial, gjersa thekson se opozita po t’i kishte seriozisht shqetësimet rreth këtij ligji do të merrnin pjesë në punëtori

Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se akuzat në kuvend për kapje e ndërhyrje janë boshe dhe nuk kalojnë.

Ajo thotë se synimet janë që të pengohet reforma duke i mbajtur shpresat në Gjykatën Kushtetuese.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu njoftoi se Grupi punues i Komisionit për Legjislacion po mban punëtorinë për trajtimin e Projektligjit për Këshillin Prokurorial, gjersa thekson se opozita po t’i kishte seriozisht shqetësimet rreth këtij ligji do të merrnin pjesë në punëtori.

“Po t’i kishin opozita seriozisht ‘shqetësimet’ e tyre në draftin e Ligjit për Këshillin Prokurorial, do të ishin të pranishëm në punëtorinë e organizuar nga Komisioni për Legjislacion. Grupi punues i Komisionit për Legjislacion po mban punëtorinë për trajtimin e projektligjit për Këshillin Prokurorial, i cili së fundi ka kaluar në parim. Një dokument shumë i rëndësishëm që parasheh reformën në KPK”, shkroi ajo.

Ajo theksoi se në këtë punëtori janë të pranishëm përfaqësues nga sistemi i drejtësisë, shoqëria civile dhe partnerët, por jo edhe opozita.

“Akuzat e pabaza në kuvend për kapje e ndërhyrje janë boshe dhe nuk kalojnë! Sigurisht synimet i kanë që ta pengojnë reformën dhe shpresat i mbajnë në Gjykatën Kushtetuese”, shtoi më tej ministrja.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika