Haxhiu: Do t’u shërbej qytetarëve me ndershmëri

Kryetarja e re e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se besimin që ka marrë për të udhëhequr Kuvendin do ta nderojë me punë të përditshme, transparencë dhe përkushtim të plotë.

Në fjalimin e saj pas marrjes së postit, Haxhiu tha se do të përpiqet që secili deputet të gjejë hapësirën e vet me të njëjtin dinjitet dhe respekt.

“Këtë besim do ta nderoj me punë të përditshme, transparencë dhe përkushtim të plotë. Detyra ime do të jetë që Kuvendi të funksionojë me dinjitet, transparencë dhe respekt të ndërsjellë, në përputhje me Kushtetutën, ligjet dhe praktikat parlamentare… Një Kuvend funksional është parakusht për një shtet të fortë dhe një demokraci të qëndrueshme. Sot në këtë sallë kemi një detyrë të përbashkët, t’u shërbejmë qytetarëve me ndershmëri. Kemi dallime, por përgjegjësitë i kemi të përbashkëta”, ka deklaruar ajo

Ajo ka folur edhe për seancën gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së duke thënë se lufta e UÇK-së ishte e drejtë, dhe agresori ishte Serbia.

“Sot e marrë këtë detyrë me vetëdije të plotë për peshën kushtetuese që ajo mbanë dhe me respekt të thellë për vullnetin e qytetarëve që na kanë sjellë këtu dhe këtë besim do ta nderojë me punë të përditshme, transparencë por po ashtu edhe me përkushtim të plotë të qenurit në krye të Kuvendit, do të thotë t’i shërbesh republikës, rendit demokratik dhe besimit publik. Kuvendi është shtëpia politike e të gjithë qytetarëve tanë, edhe e atyre që pajtohen me ne dhe atyre që mendojnë ndryshe sepse shteti i shërben të gjithëve”, tha ajo.

Haxhiu ka deklaruar se në Kuvend sot debatohet lirshëm falë sakrificës dhe luftës çlirimtare të UÇK-së.

“Ne sot debatojmë lirshëm në këtë sallë falë sakrificës së madhe të popullit tonë për liri përfshirë luftën çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kontributit të madh të grave dhe burrave që dhanë gjithçka për vendin. E sot këtu në këtë pasdite vijmë ku pas tërë ditësh kishim seancën gjyqësore ndaj ish krerëve të UÇK. Historia e popullit shqiptar është e qartë dhe e drejtë. Lufta e UCÇK ka qenë e drejtë dhe për çlirim. Dihet kush ka qenë agresori e kush ka bërë krime në vendin tonë, ato janë të regjistruara e të dëshmuara nga bota mbarë. Ato krime janë kryer nga Serbia, e cila kurrë asnjëherë nuk u përballë me drejtësinë në mënyrë serioze”, ka theksuar ajo.

 

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika