Haxhiu dëgjon kërkesat e grave ukrainase e afgane në Kosovë

Në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka takuar gratë ukrainase dhe afgane, për të cilat është njoftuar me kërkesat dhe përvojat e tyre

Ministrja e Drejtesise, Albulena Haxhiu

Në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, ministrja e Drejtësisë, Allbulena Haxhiu, ka takuar gratë ukrainase dhe afgane, për të cilat është njoftuar me kërkesat dhe përvojat e tyre.

Haxhiu ka thënë se si ministri kanë ndërmarrë shumë veprime, por që ende ka shumë punë për t’u bërë deri sa të arrihet që të respektohen të drejtat e secilës grua.

“Qeveria jonë ka bërë përpjekje për të mbështetur këtë kategori. Arsyeja që jemi këtu është që të flasim, të njihemi me nevojat tuja. Ministria e Drejtësisë në këtë drejtim ka nisur me 25 nëntor fushatën kundër dhunës në bazë gjinore dhe në këto ditë kemi planifikuar të kemi mbi 88 aktivitete në secilën komunë të Kosovës, sepse konsiderojmë që është e rëndësishme ta mbrojmë dinjitetin e grave”, ka theksuar Haxhiu.

Tutje, Haxhiu ka shtuar se “…në anën tjetër dhuna në familje është e papranueshme dhe në këtë drejtim si ministri kemi ndërmarrë shumë veprime, megjithatë mendoj që kemi ende shumë punë për të bërë derisa të arrijmë që të respektohen të drejtat e secilës vajzë”.

“Ne para pak viteve kemi bërë statusin e grave të dhunës së Kosovës. Shteti i mbështet ato financiarisht po edhe aspekte tjera do kemi mundësi të adresojmë në takimet e ardhshme, por unë çka vërejta më tregoi një ngjarje nga vetja saj edhe kjo na tregon çfarë pozita që jemi mund të diskriminohemi, por kjo na tregon se pavarësisht kësaj nuk duhet asnjëherë të dorëzohemi dhe unë besoj që ju jeni dëshmi që mund të ia dalim”, ka theksuar Haxhiu.

“Dera ime është e hapur për ju dhe ndjehuni të lira sa herë keni nevojë të adresoni një problem. Uroj që gjendja më Ukrainë të normalizohet që shpejti që edhe gratë e ukrainase të kenë mundësi të kthehen të sigurta të shtëpi e tyre edhe Kosova besoj që është bërë shtëpi e dytë për juve”, raporton EO.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika