Haxhiu: Komisioni i Venecias e përkrah propozimin për shtatë anëtarë në KPK

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Komisioni i Venecias është pajtuar me ndryshimet e propozuara për reformimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, duke theksuar miratimin e tyre për një Këshill me 7 anëtarë dhe përbërjen e përkohshme deri në janar 2026

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se Komisioni i Venecias është pajtuar për ndryshimet ligjore, që ka prezantuar Qeveria për reformimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).

Ajo në konferencë për media ka bërë të ditur se Komisioni i Venecias nuk e ka përkrahur zgjerimin e përkohshëm të numrit të anëtarëve të KPK-së, duke e vlerësuar rekomandimin e tyre për një Këshill me 7 anëtarë si një reformë të rëndësishme.

“Komisioni i Venecias nuk e rekomandon zgjerimin e numrit të anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, por të mbetet në 7, siç kemi theksuar ne dhe kjo konsiderohet reforma që e konsiderojmë të rëndësishme. Këshilli duhet të funksionojë me standardet ndërkombëtare dhe të jetë institucion i pavarur e të ketë debat demokratike në kuadër të anëtarëve prokurorë dhe joprokurorë”, ka thënë ministrja e Drejtësisë.

Ministrja ka prezantuar ndryshimet e propozuara në Ligjin e KPK-së, duke përfshirë një përbërje permanente me 7 anëtarë, 3 prokurorë, 3 anëtarë joprokurorë dhe kryeprokurorin e shtetit.

Lexo edhe: Haxhiu akuzon Këshillin Prokurorial të Kosovës për pazare me pozita

Ajo, gjithashtu, ka theksuar se ndryshimet janë projektuar për të siguruar balancën brenda institucionit dhe kanë një periudhë përkohore deri në janar të vitit 2026, kur pritet të përfundojnë mandatet e anëtarëve të KPK-së.

“Dy ndryshime në Ligjin për KPK-në: Përbërja permanente nga 7 anëtarë; 3 prokurorë, 3 anëtarë joprokurorë dhe kryeprokurori i shtetit. Dhe nga 13 anëtarë të KPK-së në 19 deri në janar të 2026-s, që të sigurohet balancim i përbërjes deri atëherë kur anëtarëve të KPK-së t’iu përfundojnë mandatet. Nga ndryshimet kemi propozuar kritere shtesë për anëtarët e Këshillit”, ka thënë tutje ajo.

Haxhiu ka deklaruar se është e rëndësishme se Këshilli Prokurorial i Kosovës të jetë institucion i pavarur.

Ndër të tjera, ajo ka folur edhe për opozitën, duke thënë se në vazhdimësi po i pengon reformat në drejtësi.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika