Haxhiu kujton 24 marsin: Bombardimet e NATO-s ndryshuan rrjedhën e historisë së Kosovës

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka kujtuar sot 24 marsin e vitit 1999, ditën kur NATO nisi bombardimet ndaj caqeve ushtarake dhe policore serbe.

Në një postim në Facebook, Haxhiu thekson se ndërhyrja e NATO-s dhe qëndresa e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për 78 ditë ndryshuan rrjedhën e historisë së vendit, duke ndihmuar në ndalimin e dhunës dhe spastrimit etnik të shqiptarëve nga regjimi i Millosheviqit.

Ajo ka shprehur mirënjohje për rolin vendimtar të NATO-s, sakrificën e UÇK-së dhe të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë e Kosovës, duke nënvizuar se vendi është gjithmonë falënderues për mbështetjen e miqve dhe aleatëve ndërkombëtarë në momentet më të vështira.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika