Haxhiu: Kusari-Lila s’ka më kredibilitet për të qëndruar deputete

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka theksuar se Grupi Parlamentar i PDK-së do të mbajë një takim të enjten për të diskutuar lidhur me audio-incizimin e ri të Mimoza Kusari –Lilës, e cila dëgjohet duke folur me Milan Radojçiqin, i akuzuar kryesor për rastin Banjska dhe të sanksionuarin e ShBA-së.

Në një lidhje direkte gjatë emisionit Debat Plus, Haxhiu ka kritikuar Kusari-Lilën, duke thënë se ajo nuk ka kredibilitetin dhe imunitetin e nevojshëm për të mbajtur pozitën e deputetes.

“Kusari-Lila nuk e ka kredibilitetin as imunitetin për të qëndruar deputete në Kuvendin e Kosovës, sepse asnjëri prej nesh nuk merr mandat në dëm të Gjykatës së Kushtetueses, në dëm të veteranëve e kundër interesave të Kosovës. Kjo s’ka asnjë kuptim”, ka deklaruar ai ne Debat Plus.  

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika