Haxhiu: Në qendrat për punë sociale ka shumë sfida e boshllëqe ligjore

Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të mërkurën ka deklaruar se në qendrat për punë sociale ka shumë sfida e boshllëqe ligjore.

Haxhiu në konferencën ku është prezantuar analiza mbi gjendjen aktuale të qendrave për punë sociale, në aspektin ligjor, institucional dhe funksional, ka thënë se ajo tregon për shumë mungesa e boshllëqe ligjore.

“Me qëllim të krijimit të një pasqyre sa më reale të këtyre shërbimeve, si ministre e Drejtësisë në fillim të muajit shkurt kam formuar një grup punues. Ky grup është udhëhequr nga Ministria e Drejtësisë, sot kemi në dorë një analizë të qartë për nevojat dhe problemet e qendrave sociale”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo ka thënë se kjo gjendje nuk duhet të lejohet të vazhdohet nga niveli qendror e lokal.

“Kur qendrat për punë sociale janë të mjaftueshme për të kryer punën e tyre, do të kemi më pak raste të fëmijëve në rrugë, të rasteve të keqpërdorimit, të viktimave të dhunës seksuale. Jemi të përkushtuar që të bëjmë maksimumin. Në këtë drejtim, do të punohet në krijimin e një skeme të qëndrueshme”, ka shtuar ajo.

Drejtoresha e koalicionit të OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve (KOMF), Donjeta Kelmendi, ka deklaruar se ka sfida ligjore dhe është emergjente të ndryshohen.

“Kanë dalë sfidat ligjore dhe është emergjente që këto ligje, ndryshimet qe priten të bëhen, janë emergjente për të proceduar, duke qenë se vetëm Ligji për prokurorim është finalizuar. Pjesa struktorore, për shërbime sociale është baza e funksionimit. Ka qendra që nuk kanë fare automjet. Vetëm 28 për qind e qendrave janë përgjigjur se aktualisht kanë kushte të ofrojnë shërbime”, ka theksuar Kelmendi. / KSP

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika