Haxhiu njofton për seancën e së enjtes

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se seanca e radhës plenare do të mbahet të enjten, më 15 tetor, duke filluar nga ora 10:00.

Përmes një postimi, Haxhiu ka njoftuar se seanca do të nisë me deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare, për të vazhduar më pas me çështje që lidhen me sundimin e ligjit dhe funksionimin e institucioneve.

Në rendin e ditës përfshihet shqyrtimi në lexim të dytë i projektligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

Po ashtu, deputetët pritet të votojnë për zgjedhjen e dy anëtarëve joekzekutivë të bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), si dhe për formimin e komisionit ad hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

Haxhiu ka theksuar se përgjegjësia e kuvendit është ushtrimi i mandatit me seriozitet, transparencë dhe përkushtim ndaj interesit publik.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika