Haxhiu paralajmëron se Trusti mund të hyjë në rend dite në seancën e parë të Kuvendit

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu

“1.5 miliard euro kanë hyrë kosovarët kredi në vitin 2022 për shkak të krizës ekonomike dhe rritjes enorme të çmimeve të produkteve bazë, kjo është dëshmia më e mirë që Kuvendi i Kosovës duhet të votojë për tërheqjen e 30 për qind të parave nga Trusti”.

Kështu ka deklaruar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu në një prononcim për Portalin Dukagjini.

Në lidhje me atë se çfarë po ndodh me shqyrtimin për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti, ka thënë se nisma qytetare ka pasur të trajtohet në seancën e fundit të dhjetorit, por kjo u zvarrit në Komisionin për Buxhet që drejtohej nga Armend Muja.

“Tani kanë kaluar të gjitha afatet ligjore dhe të Rregullores së Punës së Kuvendit, dhe qysh në seancën e parë të sesionit të ri në javën e tretë të janarit mund të futet në rend dite kjo nismë qytetare”, ka thënë Haxhiu.

Sipas Haxhiut, lehtësisht mund të kalojë në Kuvend kjo nismë për arsye se ka një reflektim edhe të deputetëve të shumicës, këtë rast të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndryshe, më 23 qershor, Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar nismën e Partisë Demokratike të Kosovës për tërheqjen e kursimeve nga Trusti Pensional.

Me 44 vota për, 57 kundër dhe vetëm një abstenim, projektligji për Trustin nuk i ka marrë votat e mjaftueshme për miratim në lexim të parë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Për këtë temë u zhvillua debat i gjerë, me akuza e kundërakuza në mes të përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës.

Kategorikisht, kundër këtij projektligji është shfaqur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se një veprim i tillë do ta dëmtonte të ardhmen e qytetarëve të Kosovës.

Ndërsa, sipas opozitës, kërkesa për tërheqjen e mjeteve nga Trusti është kërkesë e qytetarëve dhe jo e tyre.

 

Shija e redaktorit

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Të fundit nga rubrika