Kryetarja e Kuvendit njëherësh edhe ushtruese detyre e Presidentes, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar sot Ditën e Kushtetutës së Kosovës.
Haxhiu vlerëson se më 9 prill 2008, Republika e Kosovës mori formën e saj të plotë juridike dhe politike, njofton Dukagjini.
“Sot shënojmë Ditën e Kushtetutës, duke rikujtuar 9 prillin e vitit 2008, ditën kur shteti ynë mori formën e tij të plotë juridike dhe politike. Që nga ajo ditë, Kushtetuta ka qenë themeli mbi të cilin mbështetet dhe funksionon Republika e Kosovës. Ajo përcakton rendin kushtetues, garanton të drejtat dhe liritë themelore dhe vendos parimet që udhëheqin institucionet tona. Përkushtimi ndaj Kushtetutës mbetet parakusht për stabilitet, zhvillim dhe konsolidim demokratik”, ka thënë Haxhiu.