Haxhiu: Qeverisja e Bedri Hamzës garanton rend, siguri dhe zhvillim ekonomik

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka deklaruar se me Bedri Hamzën në pozitën e kryeministrit, Kosova do të vazhdojë të forcojë sigurinë dhe shtrirjen e sovranitetit në pjesën veriore të vendit, duke u mundësuar të gjithë qytetarëve, pa dallim, të jetojnë dhe të punojnë lirshëm në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Haxhiu ka theksuar se angazhimi i institucioneve të Kosovës gjatë qeverisjes së PDK-së për shtrirjen e rendit dhe ligjit në veri nuk ka qenë asnjëherë për qëllime populiste apo elektorale, por për interesin e shtetit.

“Me Bedri Hamzën kryeministër do të vazhdojë që siguria të rritet në pjesën veriore që qytetarët pa dallim të kenë mundësi të jetojnë e punojnë lirshëm në tërë territorin e RKS. Për shkak të shtrirjes së sovranitetit, angazhimit të vazhdueshëm e kemi pas edhe heroin e parë të Policisë Enver Zymberin, për të larguar barrikadat dhe për të shtrirë barrikadat. Nuk kanë qenë këto elemente për t’i përdorur për vota ose populizëm. Por i kemi bërë për interesin e shtetit. Kjo logjika që me përdorë këtë temën e veriut për vota ose për populizëm ka shkaktuar relacione jo të mira me partnerët ndërkombëtar që ofrojnë sigurinë jo vetëm për Kosovën por për krejt Evropën”, ka thënë Haxhiu.

Duke folur për programin e PDK-së, Haxhiu ka theksuar se kjo parti, me Bedri Hamzën kryeministër, ofron alternativën më të mirë për qytetarët në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“PDK-ja me Bedri Hamzën kryeministër është alternativa më e mirë në këto zgjedhje sepse ofron zhvillim ekonomik, përmirësim të mirëqenies për të gjithë qytetarët dhe largon këtë gjuhën polarizuese, krizat e njëpasnjëshme, duke filluar nga ato politike deri te ato institucionale. Po bëhën pothuajse 1 vjet që jemi në procese zgjedhore të njëpasnjëshme. Për shkak të apetiteve që dikush dëshiron të mbajë pushtetin me çdo kusht…”, ka theksuar Haxhiu.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika