Haxhiu reagon pas padisë që ia bëri Deliu – Kodra

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka ngritur akuza kundër deputetes Blerta Deliu-Kodra, anëtare e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke thënë se ajo ka marrë pagesa në mënyrë të paligjshme për një aktivitet për të cilin nuk ishte pjesëmarrëse në mënyrë të rregullt

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka dorëzuar një “padi për shpifje” ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për deklarata që ajo ka bërë në një studio televizive. Në përgjigje të kësaj padie, ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar në një postim në Facebook.

Ministrja e Drejtësisë ka akuzuar deputeten e PDK-së se ka marrë pagesa në mënyrë të paligjshme.

Në postimin e saj në Facebook, ministrja Haxhiu ka thënë se do të publikojë një raport financiar, që sipas saj, dëshmon për shpërdorim të fondeve publike nga deputetja Deliu-Kodra, pavarësisht faktit që ajo nuk kishte qenë pjesëmarrëse në shumicën e mbledhjeve të Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

“Për çfarë më paska paditur deputetja Blerta Deliu Kodra? Për të vërtetën? Shumë mirë. Ne do ta bëjmë publik raportin financiar, i cili dëshmon që e njëjta ndonëse nuk kishte qenë pjesëmarrëse në shumicën e mbledhjeve te Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, ishte paguar për këtë në mënyrë të paligjshme”, ka shkruara ajo në Facebook.

Ajo ka shtuar se për këtë e ka njoftuar me shkrim kryetarin e Komisionit për Legjislacion dhe po ashtu ka folur publikisht.

Dhe sipas saj, veprimi i duhur do të ishte kthimi i mjeteve që i ka përfituar paligjshëm.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika