Është vizita e parë pasi mori përgjegjësinë e re.
Albulena Haxhiu si ushtruese e detyrës së presidentes, shkoi të dielën në Rezallë të Skënderajt.
Këtu erdhi për të kryer homazhe tek kompleksi ku prehen dhjetëra civilë të pafajshëm shqiptarë, të cilët më 5 prill 1999 u ekzekutuan pamëshirshëm nga regjimi gjenocidal serb.
E shoqëruar nga ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hotin e nënkryetari i Kuvendit, Ardian Gola, Haxhiu para mediave tha se gjurmët e krimit nuk do të fshihen kurrë.
“Krimet e Serbisë nuk do të harrohen kurrë. Ato do të mbahen mend gjatë e përherë, në kujtesën e fmailjarëve të tyre, por edhe në kujtesën tonë kolektive. Si insititcuione do të angazhohemi që të ketë drejtësi, edhe për këtë masakër, por edhe për tjerat që Serbia i ka bërë në Kosovë”, ka thënë Haxhiu.
Në interval të ndryshëm kohor, prezent për homazhe erdhi edhe kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku.
Nga Rezalla i pari i komunës kritikoi krerët e institucioneve që vizitat tek këto varre po i bëjnë vetëm për vota.
“S’kemi nevojë me ardh këtu vetëm më kërku votë, por edhe me kërku forcë. Nëse ti vërtetë e ndien për atë që ka ndodh këtu, me siguri që sot ish dashtë me kanë edhe partitë politike, por edhe institucionet e Kosovës”, ka thënë Lushtaku.
Kritika por për dikë tjetër pati edhe kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.
“Këtu sot kish qenë mirë të jetë protagonisti i librit, Shklëzën Gashi, të shohin këtë pllakë me emra mbierma, dhe ta dijë që ka pasë masakër…Turpi për ata që tentuan ta devijojnë historinë”, ka thënë Gucati.
Në Rezallë të Skënderajt sipas të dhënave nga Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Kompleksve Memoriale, 27 vjet më parë nga ushtria serbe,u ekzekutuan 98 shqiptarë civilë të pafajshëm.