Haziri: Gjilani nuk ka kryetar, por ka një marionetë politike

Ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka reaguar ndaj kryetarit aktual të Komunës së Gjilanit, duke thënë se ky qytetet nuk ka kryetar por një marionetë politike.

Më tej, Haziri ka treguar se marioneta e kujt është kryetari i aktual i Gjlianit, Alban Hyseni.

“Tashmë e kanë kuptuar të gjithë se fatkeqësisht Gjilani nuk ka kryetar. Ka një marionetë politike, e cila ushtron detyrat në emër të disa këshilltarëve, deputetëve e disa zëvendësministrave, të cilët kanë shkaktuar një depresion të madh politik e ekonomik”, ka shkruar Haziri.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirit.

Tashmë e kanë kuptuar të gjithë se fatkeqësisht Gjilani nuk ka kryetar. Ka një marionetë politike, e cila ushtron detyrat në emër të disa këshilltarëve, deputetëve e disa zëvendësministrave, të cilët kanë shkaktuar një depresion të madh politik e ekonomik.

Projekti i Autostradës së Gjilanit, rrugët regjionale, impianti për trajtimin e ujërave të zeza, pjesa tjetër e shtratit të lumit Mirusha, hyrje-daljet Gjilan-Prishtinë, Gjilan-Kllokot, Gjilan-Kamenicë dhe Gjilan-Kumanovë, kanë mbetur aty, pa punuar ende. Fshati i Lumtur i pafunksionalizuar, çerdhja në Arbëri me shumë vonesë, shtrati i lumit në Dobërçan i stagnuar, dhjetëra projekte komunale e regjionale të filluara nga ne që s’po lëvizin dot. Kanë inauguruar çerdhen në Zhegër që ne e kemi përfunduar në vitin 2021, mejtepin e Mulla Idriz Gjilanit në Dunav që e ka projektuar e ndërtuar dikush tjetër, pra kanë inauguruar punë që i kanë kryer të tjerët. Do të mbahen në mend për, siç e tha një qytetar, “ Qeverisje e mirë për asgjë”.

Ne do të vazhdojmë të jemi të durueshëm, të sjellshëm e politik-bërës në Kuvendin Komunal dhe nuk do të lëmë mjet e metodë pa e shfrytëzuar për të ecur përpara projektet tona sepse ato janë për të mirën e komunitetit.

Gjilanasit janë të butë, të sjellshëm e të durueshëm, por tashmë e kanë kuptuar që po i qeverisin njerëzit e paditur e të paaftë. Irritimi me këtë depresion politik dhe e ekonomik i tyre dhe përkrahja enorme që po e marrim përditë, është tregues së rikthimi i madh i LDK-së do të ndodhë në Gjilan, Anamoravë e në mbarë Kosovën.

Të gjithë qytetarëve, aktivistëve, bashkëveprimtarëve, e simpatizantëve edhe njëherë ua uroj 33-vjetorin e themelimit të Degës së LDK-së në Gjilan, të cilët i falënderoj shumë për pjesëmarrjen në këtë ditë të shënuar. Bashkë drejt rikthimit të madh!

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika