Haziri për qeverisjen e VV-së në Gjilan: Ka shkaktuar pakënaqësi dhe frikësim tek investitorët, është logjikë e mbrapshtë

"Qeverisja lokale ka shkaktuar pakënaqësi dhe frikësim tek investitorët. Tendenca e revidimit, rishikimit dhe anulimit e kësaj administrate që udhëhiqet nga VV, është logjikë e mbrapshtë"

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri (Foto: Lumi Press 06)

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritikuar komunën e Gjilanit, komunë e cila udhëhiqet nga partia në pushtet.

Hziri ak thënë se qeverisja e Alban Hysenit dhe VV-së në këtë komunë ka shkaktuar pakënaqësi dhe frikësim tek investitorët.

“Qeverisja lokale ka shkaktuar pakënaqësi dhe frikësim tek investitorët. Tendenca e revidimit, rishikimit dhe anulimit e kësaj administrate që udhëhiqet nga VV, është logjikë e mbrapshtë. Planin Zhvillimor Komunal në Gjilan e kemi miratuar në shtatorin e vitit 2021, pas një angazhimi të madh të ekspertëve lokal dhe të partnerëve jashtë institucioneve komunale. Ky është një dokument i pandryshuar dhe ngecjet që kanë ndodhur kanë të bëjnë me mos zonimin.  Asnjë hap nuk është lëvizur drejt zbatimit të detyrës së dytë. Zonimi ka impakt kryesor në përfshirjen e investitorëve banorëve dhe të gjithë të interesuarve se si do të duket lagjja, ambienti, pamja dhe e ardhmja e tyre”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Duke kritikuar qeverisjen e VV-së në këtë komunë, Haziri ka theksuar se LDK-ja është gardiane e mbrojtjes së projekteve që i ka nisur sa ishte kryetari i komunës.

“I vetmi zhvillim që ka ndodhur është tendenca për ta anuluar PZHK-në, ku nga dy Ministrisë e linjës është kthyer si jo e ligjshme. Kjo tendencë e Komunës ka vazhduar fatkeqësisht me hapa të gabuar, duke vazhduar ta shkelin ligjin e duke shkaktuar edhe më shumë humbje të paarsyeshme dhe kokëfortësi, që për pasojë, ka shkaktuar pakënaqësi dhe frikësim tek shumë investitorë, ndërsa ardhja e tyre për të investuar as nuk vjen në shprehje me këtë ambient.  Tendenca e revidimit, rishikimit dhe anulimit e kësaj administrate që udhëhiqet nga VV, është logjikë e mbrapshtë. Fatkeqësisht, nga mashtrimi i madh që është lexuar tek qytetarët, po kalojmë në dëshpërimin e madh. Këtë Plan, Hartën Zonale dhe projektet tjera mund t’i vononi, por nuk mund t’i ndalni. Projektet e Gjilanit që i sollëm ne me shumë punë e angazhim, nuk do të lejojmë t’i trajtoni si projekte të huaja. LDK është gardiane e mbrojtjes së projekteve që i lamë të gatshme e të buxhetuara”, ka shtuar Haziri.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika