Haziri: S’jemi kundër Haxhiut, por kundër fushatës negative të Kurtit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se qëndrimi i partisë së tij për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit nuk lidhet me emrin e kandidatit të Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu.

Haziri ka theksuar se LDK-ja ka qenë konstruktive në proces, por problemi sipas tij është më i thellë.

“Ne kemi qenë konstruktivë. Nuk ka të bëjë me emër të përveçëm për kryetare të Kuvendit”, ka theksuar Haziri.

Ai ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar për fushatë negative që, sipas tij, ka shkaktuar dëme të mëdha në vend.

“Zoti Kurti qe 20 vjet ka bërë fushatë negative me mjete konvencionale dhe jokonvencionale. Ai ka bërë lëndime kolektive në këtë republikë”, ka deklaruar ai para mediave pak para nisjes së seancës konstituive.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika