Haziri: Sundimit të ligjit po i prin ai që s’po e doni për kryeprokuror të shteti, jo ju

Haziri ka hedhur akuza ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrit të punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla duke thënë se ata rrahin gjoksin për sundim ligji, por situata aktuale tregon se sundimit të ligjit po i prin dikush tjetër, i cili nuk është pjesë e qeverisë së Kurtit

Lutfi Haziri, LDK

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka shprehur kritikat e tij ndaj dy ministrave të Qeverisë së Albin Kurtit, respektivisht ministres Albulena Haxhiu dhe ministrit Xhelal Sveçla, lidhur me sundimin e ligjit.

Ai ka vazhduar tutje me akuza duke thënë se njësitet elitare të Policisë po marrin masa kundër krimit dhe se asnjë kërkesë nuk i plotësohet në përputhje me kërkesat e tyre të drejta.

“Dy ministra të Kurtit rrahin gjoks për sundim ligji, por e vërteta është se sundimit të ligjit nën arrestime dhe parandalim të krimit, po i prin bash ai që s’po e duan për kryeprokuror të shtetit, e jo këta dy. Po ashtu, njësitë elitare të Policisë po marrin plumba në aksione kundër krimit e asnjë kërkesë nuk u plotësohet në përputhje me kërkesat e tyre të drejta. E del tipi lëshon deklaratë që ai po ‘udhëheq’ aksione. Lejoni shtetin ta kryejë punën se ju jeni bërë pengesë politike. Ata zbatojnë Kushtetutën e jo agjendën e majtë!”, ka shkruar Haziri.

Ai ka përfunduar postimin duke shprehur keqardhje për atë që ai e quan “mandat të humbur” dhe duke thënë se mashtrimeve po u vjen fundi sepse Gjilani dhe Kosova meritojnë më shumë.

“E dështimin monumental që e pa Kurti sot në administrimin, e jo qeverisjen në komunën e Gjilanit, tentoi ta mbulojë me mashtrim frapant për kinse ‘projekte gjigante’.  Megjithatë, urime rifillimi i ‘projekteve të Lutës’, siç i referoheni ju. E keni deformuar projektin e parkut për persona me aftësi të kufizuar për të keq dhe projektin e Stanishorkës nga 1.2 milionë euro, e keni dyfishuar në 2.5. Dy vite të humbura e fatkeqësisht duket se do të jetë mandat i humbur. Mashtrimeve e kamuflimeve po u vije fundi sepse Gjilani dhe Kosovë meriton më mirë!”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika