Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka deklaruar se çdo material bërthamor që Irani “nuk duhet ta ketë” do të largohet në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit të shpallur një ditë më parë, megjithëse ky kusht nuk është përmendur nga pala iraniane në komunikimet e saj zyrtare.
Gjatë një konference në Pentagon, Hegseth tha se sipas kushteve të marrëveshjes, çdo material bërthamor që ata nuk duhet ta kenë, do të hiqet, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.
Ai theksoi se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara mbetet i pandryshuar sa i përket armëve bërthamore iraniane.
“Presidenti ka qenë i qartë që nga fillimi — nuk do të ketë armë bërthamore iraniane. Pikë. Presidentë të tjerë e kanë thënë këtë, ndërsa presidenti Donald Trump e ka bërë,” u shpreh ai.
Ndërkohë, presidenti Donald Trump, në një postim në rrjetin social Truth Social, tha se SHBA-ja do të punojë me Iranin për të “gërmuar dhe larguar” rezervat e uraniumit që ishin objektiv i sulmeve ajrore amerikane.
Trump pajtohet për armëpushim dyjavor me Iranin, kusht rihapja e Ngushticës së Hormuzit