Hegseth paralajmëron Iranin: Do të përballet me fuqi dërrmuese nëse pengon “Projektin Liri” në Hormuz

Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Pete Hegseth, ka deklaruar se Irani do të përballet me “fuqi dërrmuese ushtarake” nëse përpiqet të pengojë operacionin “Projektin Liria” në Ngushticën e Hormuzit.

Duke folur në një konferencë për media në Pentagon, Hegseth tha se SHBA “nuk po kërkon konflikt”, por theksoi se Irani nuk mund të lejohet të bllokojë vendet dhe mallrat e tyre në një rrugë ndërkombëtare detare.

Ai bëri të ditur se operacioni “Projektin Liria” ka për qëllim mbrojtjen e anijeve tregtare nga, siç u shpreh, “agresioni iranian”, duke shtuar se ky është një mision i përkohshëm.

Hegseth e cilësoi bllokimin e Ngushticës së Hormuzit nga Irani si një formë “shantazhi ndërkombëtar” dhe e quajti atë të papranueshëm.

Ai shtoi se dy anije tregtare amerikane kanë kaluar me sukses nëpër këtë zonë, duke theksuar se kjo tregon se korridori i lundrimit është i hapur.

Sekretari amerikan i mbrojtjes u bëri gjithashtu thirrje vendeve të tjera që të kontribuojnë në përpjekjet për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika