Heqja e barrikadave, Abrashi: Nuk ka marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë

Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi, ka deklaruar se heqja e barrikadave erdhi pasi Serbia nuk e ka pasur mbështetjen e qytetarëve serbë në veri të Kosovës

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, 30.06.2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se nuk ka një dakordim apo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, për largimin e disa barrikadave në veri të Mitrovicës.

Sipas tij, heqja e barrikadave erdhi pasi Serbia nuk e ka pasur mbështetjen e qytetarëve serbë në veri.

“Nuk e kanë pasur mbështetjen e qytetarëve serbë në veri që ta vazhdojnë një aktivitet të tillë në veri, dhe u dorëzuan i hoqën pa marrë parasysh që po tentojnë që nëpërmjet të mediave me ndiku tek qytetarët që këtë dështim ta bëjnë si fitore të Serbisë, por nuk ka fitore të Serbisë”, ka deklaruar ai.

I pyetur se nëse kishte një marrëveshje në mes të dyja shteteve, në lidhje me ndryshimin e masës së burgimit ndaj ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiq, Abrashi e ka mohuar një gjë të tillë, pasi sipas tij, ajo çka ndodhi me lirimin e Pantiqit ishte diçka e papritshme.

“Edhe unë kam nevojë për sqarime, por duke pasur parasysh veprën në të cilën dyshohet është me të vërtetë për tu habitur, dhe unë si deputet kërkojë sqarime nga organet tona të drejtësisë që dikush që akuzohet për terrorizëm të ketë masën e lehtë siç është arrestimi shtëpiak”, ka thënë tutje ai në intervistë për RTV Dukagjinin, në emisionin FIVE.

Ndërkaq, deputeti i LVV-së, Abrashi është shprehur se tensionimi i situatës në veri ishte një “show, një skenar i dështuar i Serbisë” që ta detyrojë Kosovën të zmbrapset nga përpjekja e saj e ligjshme dhe e drejtë për shtrirë autoritetin dhe sovranitetin në gjithë territorin e vendit.

Abrashi ka thënë se institucionet e sigurisë do të bëjnë përpjekje për identifikimin e personave që qëndruan në barrikada dhe do të zbatojë ligjin ndaj tyre.

Gjithashtu, ai ka shtuar se ashtu siç i kanë vendos barrikadat ashtu edhe i hoqën, por sipas tij, ajo çka mbeti është përpjekja e institucioneve të Kosovës, për ta kryer punën edhe misionin e tyre.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika