Hetemi: Kemi dorëzuar pranim-dorëzimin e parë të materialeve që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës

Atdhe Hetemi, drejtor i Institutit për krimet e luftës, ka thënë se më 17 shkurt kanë arritur ta bëjnë pranim-dorëzimin e parë të materialeve që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Në emisionin “Five”, Hetemi thotë se objektivi kryesor i institutit është dokumentimi dhe hulumtimi i krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Më 17 shkurt kemi arritur ta bëjmë pranim-dorëzimin e parë të materialeve që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Paralelisht me këtë po diskutojmë edhe me individë të tjerë që e kanë një sasi të caktuar të materialeve që mund të dorëzojnë por edhe me institucione të tjera që kanë dosje apo materiale të caktuara dhe janë të interesuara që ato të përfundojmë në institut”, tha ai.

Ai thotë se kanë gjetur mbështetje nga dikastere të ndryshme por edhe nga vetë kryeministri Albin Kurti.

“Ne kemi pasur një periudhë të shkurtë kohore një zhvillim të mirë të procesit të konsolidimit të mëtutjeshëm. Kjo vjen si rezultat i përkushtimit që institucionet e Kosovës e kanë karshi mbështetjes së institutit. Kemi pasur mbështetje qoftë nga kryeministri apo edhe nga dikasteret…”.

Hetemi njoftoi se instituti ka karakter hulumtues dhe dokumentues dhe jo hetues.

“Por patjetër që të gjitha materialet që mblidhen, do të jemi të hapur që t’i ndajmë me cilindo institucion i cili mund t’i shfrytëzojë ato dokumente qoftë për të ngritur kallëzime penale apo padi. Jemi të hapur në mënyrë që t’i ndajmë informacionet të cilat mund t’i shërbejnë natyrave të ndryshme ose objektivave që secili institucion mund të ketë. Besoj që dokumentimi i së vërtetës historike mund t’i shërbejë të gjithëve, shpresoj që të vërtetën historike që ne pretendojmë ta dokumentojmë në mënyrën më të mirë të mundur të shfrytëzohet për nevoja që janë në dobi të shoqërisë, shtetit”.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika