“Hetimet do të tregojnë çfarë ka ndodhur” – Policia për dëmtimin e kanalit Ibër–Lepenc

Një pjesë e ceradës në bajpasin e kanalit Ibër–Lepenc u dëmtua më 25 nëntor 2025, vetëm disa ditë para përvjetorit të shpërthimit të 29 nëntorit të vitit të kaluar.

Ngjarja u raportua nga punëkryesi i angazhuar në kanal.

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë Rajonale të Mitrovicës së Veriut, ka bërë të ditur se është herët të ketë indikacione që ky incident të jetë i ngjashëm me rastin e vitit të kaluar.

Erduan Baliqi nga Drejtoria Rajonale në emisionin FIVE, ka theksuar se deri më tani ekziston vetëm ankesa e punëkryesisë dhe se hetimet do të zhvillohen në mënyrë intensive për të përcaktuar shkakun e dëmtimit.

Ai theksoi gjithashtu se situata në veri të vendit mbetet e qetë dhe se Policia është e gatshme për veprime në çdo pjesë të rajonit.

“Është herët të konstatojmë ose të konkludojmë një gjë të tillë. Deri më tash janë vetëm ankesat e punëkryesisë, i cili ka dyshuar se e ka dëmtuar dikush, mirëpo ne do të zhvillojmë hetimet. Ne në mënyrë intensive do të zhvillojmë hetimet dhe do të shohim në fund se çfarë do të dalë. Në përgjithësi, situata në veri të vendit është e qetë, dhe ne jemi të gatshëm në çdo vend të veriut”, ka deklaruar Baliqi për emisionin FIVE.

Rasti është regjistruar si dëmtim apo asgjësim i pasurisë.

Pamje nga vendi i ngjarjes: Dëmtim në kanalin e Ibër–Lepencit, vlera rreth 4 mijë euro

 

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika