Hidrologu Kastrati: Reshjet mund të shndërrohen në borë dhe të stabilizojnë situatën

Hidrologu Bashkim Kastrati ka bërë të ditur në emisionin FIVE se gjatë ditëve të fundit ekipet janë angazhuar në terren për të monitoruar situatën e reshjeve dhe vërshimeve në Kosovë.

Ai ka theksuar se situata është e vështirë, sidomos në pjesën perëndimore të vendit, ku janë prekur pellgjet e Dukagjinit dhe lumenjtë përreth.

“Ne gjatë këtyre ditëve në vazhdimësi jemi marrë në mënyrë aktive në terren duke përcjellë situatën hidrologjike, që realisht është e vështirë. Pjesa perëndimore e vendit është më e goditur, gjegjësisht pellgjet e lumenjve të Dukagjinit. Kjo situatë është rënduar për shkak të sasisë së reshjeve pothuajse të pandërprera dhe intensitetit të lartë”, ka deklaruar Kastrati.

Ai ka shtuar se niveli i lumenjve në rrjetin monitorues online tregon se për shkak të rrjedhave të mesme dhe të poshtme të lumenjve janë shkaktuar përmbytje në zonat e poshtme të pellgut të Drinit të Bardhë.

“Gjatë tërë ditës së sotme i kemi shikuar nivelet nëpër lumenjtë e Kosovës ne e kemi një rrjet monitorues online dhe i shohim të dhënat në kohë reale, edhe pse në situata të tilla ata natyrisht për shkak të gjendjes disa funksionon në kushte të vështirësuara disa nuk kemi edhe sinjale për momentin shpresoj që nuk janë dëmtuar apo janë jashtë funksionet. Nga ato që i kemi parë disa lumenjtë të pellgun e Drinit të Bardhë deri në orën 16:00 kur kemi parë ka një rënie të lehtë. Të rrjedha e mesme dhe e poshtme është bërë kollumi i krejt pellgut të tij dhe janë shkaktuar ato përmbytje në pjesën e poshtme”, ka deklaruar ai.

Megjithatë, gjatë ditës është vërejtur një rënie e lehtë e nivelit të ujit.

Kastrati paralajmëron se reshjet e shiut pritet të shndërrohen në borë, çka mund të ndihmojë në stabilizimin e situatës së vërshimeve në vend.

“Sasia e reshjeve është duke rënë edhe kështu është situata edh enë pjesën më të madhe të vendit, por gjatë natës shpresojmë se gjatë mbrëmjes temperaturat të bijën dukshëm dhe kjo sasi e shiut që është duke rënë të shndërrohet në reshje të borës dhe parashihet të bëhet një stabilizim i kësaj situatë me vërshime”, ka theksuar ai.

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika