Hill për dialogun: Serbia ishte e gatshme për bisedime, ndërsa pala tjetër jo

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill për dialogun Kosovë-Serbi ka thënë se në takimin e dy liderëve në Bruksel, Serbia ka qenë e gatshme për negociata ndërsa Kosova jo

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill

Ambasadori i ShBA-ve në Beograd, Christopher Hill për takimin në mes të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Bruksel më 18 gusht ka thënë se “pala serbe bëri një punë të madhe duke ardhur në Bruksel për të negociuar dhe duke bërë detyrat e shtëpisë”.

Sipas tij, kjo është gjithmonë gjëja më e rëndësishme për të gjitha negociatat, raporton televizioni serb, N1.

“Mendoj se pala serbe u përpoq të ishte fleksibile, të gjente zgjidhje dhe biseda e mëngjesit (me Vuçiqin) ma konfirmoi këtë”, ka thënë Hill.

Ndër të tjera ambasadori Hill ka thënë se pala serbe ishte në vendin e saj, e dinte se çfarë duhej të fliste dhe e dinte se çfarë ishte e rëndësishme.

“Por, mendoj se pala tjetër, fatkeqësisht, nuk ishte e gatshme për një bisedë konkrete”, ka vijuar ai.

Për t’i zgjidhur këto probleme, ai ka thënë se duhet të flitet për gjëra konkrete.

“Konteksti më i gjerë është çështja e komunitetit serb dhe se si ky komunitet do të jetojë në të ardhmen. Për mua është kyçe që komuniteti serb të ndihet si në shtëpi në Kosovë dhe të sigurt. Pra, janë disa përpjekje për të cilat duhet të bisedohet dhe besoj që këto përpjekje do të vazhdojnë”, ka shtuar ai.

Ai ka shtuar ndër të tjera se rezultatet e negociatave në Bruksel janë zhgënjim, por ai shpreson dhe beson se procesi i dialogut do të vazhdojë, siç thotë ai, kjo është potencuar edhe me vizitën e përfaqësuesve të BE-së dhe ShBA-së, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar në rajon.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika