Hill për targat: Shtyrja për 48 orë nuk është e mjaftueshme

“Unë mendoj se BE-ja e ka bërë të qartë se nevojiten më shumë se 48 orë, se do të donin t’i shtonin kësaj edhe 363 ditë të tjera. ShBA është plotësisht e sinkronizuar me BE”, kështu ka deklaruar ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill në lidhje me vendimin e kryeministrit Kurti për shtyrjen e afatit kohor për targat ilegale serbe për 48 orë

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill





Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka pasur një “angazhim konstruktiv” në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për targat në Kosovë, raporton N1.

Takimi në mes të Hillit dhe Vuçiqit, vjen një ditë pas takimit që presidenti serb pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

“Unë i bëra thirrje presidentit Vuçiq që të vazhdojë angazhimin e tij konstruktiv në proces, me shpresën se do të gjejmë një zgjidhje. Angazhimi konstruktiv është qasja e duhur”, u tha Hill gazetarëve pas takimit.

Ndërkaq, pas mesnatës të së hënës, me kërkesë të ShBA-së, Kurti ka vendosur që ta shtyjë për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Por për këtë, Hill ka reaguar duke thënë se nuk janë të mjaftueshme 48 orë.

“Unë mendoj se BE-ja e ka bërë të qartë se duhen më shumë se 48 orë, se do të donte t’i shtonte edhe 363 ditë të tjera. ShBA është plotësisht e sinkronizuar me BE” tha Hill.

Hill shtoi se nuk do t’i vlerësonte bisedimet e djeshme në Bruksel si “të dështuara” dhe se nevojiten bisedime shtesë dhe se të dyja palët duhet të jenë fleksibile për të arritur një zgjidhje.

Ndryshe, Vuçiq, pas takimit me ambasadorin amerikan, ka njoftuar në Instagram se ka ndarë shqetësimin e tij për sigurinë e serbëve në Kosovë.

“Falënderova ShBA-në për përfshirjen e tyre në qetësimin e tensioneve dhe parandalimin e përshkallëzimeve të mëtejshme, dhe theksova se Serbia mbetet sinqerisht e përkushtuar ndaj dialogut dhe zgjidhjes së të gjitha çështjeve të hapura në mënyrë paqësore, në mënyrë që të ruhet paqja dhe stabiliteti i fituar me vështirësi në të gjithë rajonin”, ka thënë Vuçiq.

Takimi urgjent i 21 nëntorit në Bruksel i organizuar nga kryediplomati evropian, Josep Borrell në mes Vuçiqit dhe Kurtit ka rezultuar pa marrëveshje.

 





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika