Historia 200 vjeçare e Kullës së Junikut

Njihet si “Kulla e Junikut” dhe në historinë e saj mbi 200 vjeçare ka pritur shumë familje të hasmuara të cilat nga aty kanë dalur me falje të gjakut, por në të kanë qëndruar edhe shumë patriotë të kohës. E edhe pas 200 vitesh kjo kullë ruhet me fanatizëm dhe mban gjithmonë dyert hapur. Por pronari i saj thotë se Juniku po i humb traditat dhe shumë prej kullave të saj tashmë janë mbyllur por edhe janë shkatërruar

Kulla e Junikut

Njëra ndër kullat e gurit në Junik daton që nga koha e Lidhjes së Shqiptare të Prizrenit.

Ajo quhet edhe “Kulla e Junikut” ndërsa rëndësia e tyre në historinë e kombit shqiptar është jashtëzakonisht e madhe.

Shumë hasmëri u shuan në këtë kullë, e shumë vendime të rëndësishme që patën impakt historik, janë marrë pikërisht në këtë objekt.

Historinë e lavdishme të kësaj kulle e begaton edhe një ngjarje e rëndësishme historike, që njihet si Kuvendi i Junikut.

Naser Hoxha

Në atë kullë qëndruan edhe figura të ndritura të kombit shqiptar si Hasan Prishtina, Isa Boletini e Bajram Curri.

Ndërsa Kuvendi i Junikut, që u mbajt në vitin 1912 bashkoi shqiptarët në luftë kundër otomanëve.

Sot, kjo kullë mirëmbahet nga Naser Hoxha, i cili rrëfen historinë e kësaj ndërtese guri.

“Kulla jonë është ndërtuar nga stërgjyshi jonë Imer Hoxha dhe është ndërtuar krahas Lidhjes së Prizrenit. Është një odë që ka punuar për shqiptarë e Junik, pra kjo ka qenë kombëtare për pajtimin e gjaqeve, ngatërresave dhe konflikteve ndër shqiptarë. ”

Hoxha thotë se kullat kanë një rëndësi të veçantë në historinë e shqiptarëve, mirëpo se këto tradita filluan të harrohen.

“Juniku ka qenë një vend jashtëzakonisht i njohur për kulla. Kanë qenë familje të njoftuna që kanë pasur kulla këtu. Kanë qenë përmbi 300 kulla, kurse sot kanë ngelur një numër që i njeh në gishta. Disa familje i kanë ruajtur me fanatizëm dhe nuk i kanë shkatërruar”, ka thënë Hoxha.

Pavarësisht kësaj, kjo kullë kurrë asnjëherë nuk ka mbyllur dyert për të pritur mysafir.

“Ka mysafir që vinë por më shumë vinë turist shqiptarë por ka edhe turist të jashtëm, ka gjerman, francez e të tjerë. Unë do jomë edhe këtu edhe atje, ndërsa kur të jem në pension do të jem vazhdimisht këtu në odë dhe do ti pres”.

Trashëgimtari i kësaj prone Naser Hoxha, shton se traditën e mbajtjes hapur të kullës do ta vazhdojë edhe tek pasardhësit e tij.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika