Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, njëherësh edhe kryetar aktual i kësaj komune, ka falënderuar qytetarët e Janjevës për pjesëmarrjen dhe përkrahjen e fuqishme në tubimin e mbajtur.
Ahmeti theksoi se ky mobilizim qytetar është tregues i qartë i rreshtimit të tyre përkrah vizionit të tij për zhvillimin e komunës dhe për një të ardhme më të mirë.
“Sonte u pritëm ngrohtësisht nga qytetarët e Janjevës, të cilët me pjesëmarrjen e tyre masive dhe përkrahjen e fuqishme dëshmuan edhe një herë se programi ynë është për zhvillim dhe i së ardhmes.
Kjo energji dhe kjo përkrahje në secilin tubim janë treguesi më i qartë i rreshtimit të qytetarëve përkrah zhvillimit”, ka shkruar Ahmeti.