Hogoshti, fshati turistik në Anamoravë që ka filluar të braktiset

Dikur kishte edhe shkollën e mesme, ndërsa sot fshati Hogoshtë në Malsin e Anamoravës ka filluar të braktisët. Papunësia ka bërë që të rinjtë dhe jo vetëm të braktisin këtë fshatë në Kamenicë që gjendet në brezin kufitarë me Serbinë.

Hogoshti

Të freskëta i ka kujtimet e me nostalgji kujton periudhën kur në vendin ku u lind u rrit e edhe punojë, kishte gjallëri ndera sot ka filluar të boshatisët.

Është ky Selman Kastrati nga fshati Hogosht, komuna e Kamenicës.

Ndonëse në këtë vend edhe u pensionua, sot ky fshat që dikur kishte banorë sot kanë mbyllur edhe shkollat ky Selmani me shokë kishin kujtime.

“E kaluara ka qenë ma e populluar, tash rinija kanë ik,  pasi papunësia i ka detyru. Shkolla e mesme nga viti I kaluar nuk funksionojnë pasi janë shpërngul shumica e popullsisë. Tash e kemi vetëm shkollën fillore”, ka thënë Selmani.

I rrethuar më kodra e më një pamje mahnitëse, ky fshat që gjendet në kufi më Serbinë, tashmë ka mbetur me vetëm 150 shtëpi të banueshme nga 500 sa i kishte.

Shtëpitë e braktisura, janë pamja që të shoqërojnë buz-lumit që rrjedhë përgjatë fshatit.

“Gjendja është e vështirë, rinja janë largu shkaku i kushteve të vështira”, ka thënë Ilmi Bikiqi.

“Fshati I ka pas 500 shtëpi të banueshme e tash i ka vetëm 150 prej tyre. Përpara u kanë shumë ma mirë, po e braktisin shkaku i punës”, ka thënë Feim Agaj.

Fshati Hogosht sot është ndër fshatrat më të mëdha në Komunë të Dardanës dhe në Kosovë.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika