Holanda, e gatshme ta nisë trajnimin e pilotëve ukrainas

FOTO: AFP

Holanda dëshiron që të trajnojë pilotët ukrainas për operimin e avionëve luftarakë F-16, sa më shpejt që të jetë e mundur.

Kështu u tha në letrën që ministrja holandeze e Mbrojtjes, Kajsa Ollongren, i dërgoi Parlamentit të këtij shteti më 24 maj.

Trajnimi do të koordinohej me Belgjikën, Danimarkën dhe Mbretërinë e Bashkuar, tha Ollongren, duke shtuar se edhe shtetet e tjera mund të bashkohen në këtë proces.

Të martën, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se trajnimi i pilotëve ukrainas për përdorimin e avionëve F-16 nuk do ta bënte NATO-n pjesë të konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës, shkruan REL.

Një ditë më herët, diplomatët e lartë rusë thanë se transferimi i avionëve F-16 në Ukrainë do të ngrinin pyetje lidhur me rolin që NATO-ja ka në konflikt.

Javën e kaluar, presidenti amerikan, Joe Biden, u pajtua që të mbështesë programet e trajnimit për pilotët ukrainas dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e siguroi presidentin amerikan se avionët F-16 nuk do të përdoreshin për sulme brenda territorit rus.

Perëndimi ka thënë se dëshiron të ndihmojë Ukrainën që ta mposhtë Rusinë, e cila nisi pushtimin e fqinjit të saj në shkurt të vitit të kaluar. Megjithatë, zyrtarët perëndimorë vazhdimisht kanë insistuar se nuk duan të nxisin një konfrontim direkt midis NATO-s, aleancës perëndimore ushtarake të mbështetur nga SHBA-ja dhe Rusisë.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika