Holanda, ndalesa e radhës në Formula 1

Gara do të zhvillohet me 72 xhiro në pistën me një gjatësi prej 4.2 kilometrash në qytetin Zandvoort të Holandës

Kampionati Botëror në Formula 1 do të vazhdojë me fazën e 15-të të sezonit, me Çmimin e Madh (Grand Prix) të Holandës, raporton Agjencia Anadolu përcjell Dukagjini.

Gara do të zhvillohet me 72 xhiro në pistën me një gjatësi prej 4.2 kilometrash në qytetin Zandvoort të Holandës. Xhirot e renditjes do të mbahen të shtunën në orën 15:00 ndërsa gara të dielën më 31 gusht në orën 15:00.

Deri më tani në sezon, piloti i McLaren-it, Oscar Piastri ka 6 fitore ndërsa shoku i skuadrës Lando Norris 5, kampioni i fundit piloti i Red Bull-it, Max Verstappen 2 dhe piloti i Mercedesit, George Russell një fitore.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe skuadrave janë si në vijim:

– Pilotët:

1. Oscar Piastri (Australi): 284

2. Lando Norris (Britani e Madhe): 275

3. Max Verstappen (Holandë): 187

4. George Russell (Britani e Madhe): 172

5. Charles Leclerc (Monako): 151

– Ekipet:

1. McLaren: 559

2. Ferrari: 260

3. Mercedes: 236

4. Red Bull Racing: 194

5. Williams: 70

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika