Holanda nuk lejon ngushtim të epërsisë ndaj ShBA-së

Denzel Dumfries i Holandës feston shënimin e golit të tretë. Foto Reuters





Holanda nuk ka lejuar që epërsia ndaj ShBA-së të ngushtohet, pasi ka shënuar edhe golin e tretë në minutën e 81-të nëpërmjet mbrojtësit Denzel Dumfries.

Dumfries pas dy asistimeve tejet fantastike, ka arritur të shënoj golin e tretë për Holandën, ndaj amerikanëve.

Tashmë rezultati i ndeshjes Holandë – ShBA është 3-1, për holandezët.

Ndërsa, Haji Wright hyri si zëvendësues te SHBA-ja në minutën e 67-të, dhe pas 8 minutave realizoi golin për ngushtimin e epërsisë ndaj holandezëve.

Haji Wright nga SHBA shënon golin e tyre të parë

Wright para se të shënonte golin në minutën e 76-të, humbi mundësi të mirë, pasi ishte krejtësisht i vetëm përballë portierit kundërshtar.

Po ashtu, Weston McKennie ishte afër të tërhiqte një gol për SHBA-në kur goditja e tij me kokë u largua nga Cody Gakpo në fillim të pjesës së dytë, përpara se portieri Matt Turner duhej të ishte vigjilent për të parandaluar që skuadra e tij të binte.





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika