Hoti: Ballafaqimi në KS i dëmshëm për Kosovën, aleatët na kritikuan për herë të parë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se ballafaqimi në Këshillin e Sigurimit ishte i panevojshëm dhe i dëmshëm për Kosovën, ndërsa thekson se kritikat e aleatëve në Këshill janë për herë të parë

Avdullah Hoti, LDK

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka vlerësuar se mbledhja e së enjtes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së ishte tërësisht e panevojshme dhe e dëmshme për Kosovën.

Gjatës kësaj seance, ai ka theksuar se është dëshmuar mungesa e bashkërendimit me aleatët, duke e cilësuar ballafaqimin në Këshillin e Sigurimit si “totalisht të panevojshëm dhe joproduktiv për Kosovën”.

Hoti ka akuzuar Qeverinë Kurti, për mungesë të bashkërendimit të veprimeve me aleatët, duke theksuar se kjo sjellje nuk kontribuon në integrimin euro-atlantik të vendit.

Ai gjithashtu ka shprehur shqetësim për kritikat e para nga aleatët në Këshillin e Sigurimit, duke e vlerësuar si herën e parë që ata kritikojnë hapur veprimet e Kosovës.

“Ballafaqimi në Këshillin e Sigurimit ishte totalisht i panevojshëm, joproduktiv dhe i dëmshëm për Kosovën. U dëshmua qartësisht se mungesa e bashkërendimit të veprimeve tona me aleatët ka pasoja për Kosovën. Mbrëmë ishte hera e parë që aleatët tanë kryesorë na kritikojnë në një diskutim të Këshillit të Sigurimit”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka theksuar se veprimet e drejta të Kosovës, të cilat nuk kontestohen në aspektin kushtetues nga asnjë aleat, po kthehen si “bumerang” për shkak të politikës së ndjekur nga qeveria aktuale.

“Kjo qaje e Qeverisë Kurti nuk i shërben integrimit euro-atlantik të Kosovës. Është për keqardhje që veprimet e drejta të Kosovës, të cilat asnjë aleat nuk i konteston në aspektin kushtetues, të na kthehen si bumerang për shkak të politikës së mbrapshtë ku çdo veprim shtetëror i nënshtrohet interesit elektoral momental të partisë në pushtet”, ka shkruar Hoti.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika