Hoti e Peci me kritika ndaj njërit tjetrit: “Qenka nxehur z. Peci – Për Avdullah manipulantin”

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, të premten ka ngritur shqetësimin për rënien e prodhimit vendor në Kosovë. Ndërsa, kritikat e tij i ka pasur drejt ministrit të Bujqësisë në vend, Faton Peci. E kësaj i ka reaguar vetë Peci me një shkrim në Facebook dukë shkruar “Për Avdullah manipulantin”, kurse vorteksi i reagimeve ka vazhduar prapë, ku Hoti i kundër-reagoi duke theksuar se "i paskan djegur shifrat zyrtare që i kam publikuar në mëngjes"

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti dhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci

Ish-kryemisntiri i Kosovës, Avdullah Hoti i reaguar ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit, duke theksuar se “i paskan djegur shifrat zyrtare që i kam publikuar në mëngjes”.

Hoti, të premten ka ngritur shqetësimin për rënien e prodhimit vendor në Kosovë. Ndërsa, kritikat e tij i ka pasur drejt ministrit të Bujqësisë në vend, Faton Peci.

Hoti e ka thirrur ministrin e Bujqësisë që të zbusë krizën për bujqit, e jo të shkruajë ‘pamflet me tallje e cinizëm’. Një thirrje e tij për ministrin Peci erdhi pasi mosrritja e mbështetjes për bujqit, sipas Hotit, do të dëmtojë prodhimin vendor.

E kësaj iu kundërpërgjigj ministri më një postim në Facebook të titulluar “Për Avdullah manipulantin”.

“Nuk e keni dëgjuar asnjëherë Avdullahun duke diskuar për sektorin e Bujqësisë sa ka qenë Ministër i Financave dhe Kryeministër jo-legjitim. Duke qenë se ke marrë rol aktiv në përpjekjen dëshpëruese me shifra manipulative (duke ju referuar çmimeve e jo sasisë se importit, në kohen e inflacionit global) më duhet të t’i përmend disa fakte”, ka shkruar Peci duke listuar “faktet e tij”.

E këtij reagimi të Pecit gjithashtu iu kundërpërgjigj Hoti duke thënë se “I paskan djegur shifrat zyrtare që i kam publikuar në mëngjes. I fortë është në zanatin e tij të sharjeve ndaj kundërshtarëve politik, në veçanti të atyre nga shtëpia e tij e vjetër politike”.

Hoti në këtë kundërpërgjigjeje i bëri një pyetje Pecit dhe Qeverise.

“E vërteta dhemb, por e çliron njeriun. Mashtrimet nuk kalojnë. Mos u ngut. Sharjet nuk t’i kam borxh as unë dhe as partia ime. Me këtë rast, dëshiroj të të pyes: Çfarë po bëni të hënën në Bruksel? A kalon apo nuk kalon…. ZAJEDNICA”, ka shtuar Hoti.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika