Hoti i drejtohet Kurtit e Osmanit: Po tregoni mungesë respekti ndaj Izraelit duke mos emëruar ambasador atje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e kanë dënuar sulmin e paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit mbrëmjen e 13 prillit. E lidhur me reagimet nga dy krerët e shtetit, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], Avdullah Hoti ka shkruar është mungesë respekti nga Kosova ndaj këtij vendi, fakti që ende s’ka ambasador atje

Avdullah Hoti, LDK

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e kanë dënuar sulmin e paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit mbrëmjen e 13 prillit. E lidhur me reagimet nga dy krerët e shtetit, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], Avdullah Hoti ka shkruar është mungesë respekti nga Kosova ndaj këtij vendi, fakti që ende s’ka ambasador atje.

Hoti përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”  ka thënë se po ndihet keq për faktin se qe 3 vjet prej kur Kosova mori njohjen nga Izraeli, atje përfaqësohet me të ngarkuar, dhe jo ambasador shteti.

“Është mungesë respekti e krerëve të shtetit të Kosovës ndaj njohjes që na erdhi direkt nga Shtëpia e Bardhë pas vitesh mungese të njohjeve. Kjo është mungesë respekti ndaj shumë marrëveshjeve që Izraeli ka nënshkruar me Kosovën pas shkëmbimit të misioneve diplomatike në shkurt 2021”, shkroi Hoti.

Hoti shtoi se Kosova mbetet e izoluar, pa zhvillim dhe pa integrime euro-atlantike nëse nuk i vlerësojmë dhe tregojmë mirënjohje ndaj aleatëve të vendit.

“Këta që më shanin në Kuvend për një marrëveshje të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, e hidhnin dyshime për validitetin e kësaj njohjeje që erdhi direkt nga Shtëpia e Bardhë, duhet të tregojnë respekt e mirënjohje për aleatët e Kosovës. Pa ta Kosova mbetet e izoluar, pa zhvillim, pa integrime euro-atlantike”.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika