Hoti i kundërpërgjigjet Sejdiut: Po gënjen për autobusët e Prishtinës – nëse nuk kërkon falje, do ta padis

Avdullah Hoti, ish-kryeministër i Kosovës.

Ish-ministri i Financave në qeverinë e Isa Mustafës, Avdullah Hoti, ka reaguar ashpër pas postimit të Dardan Sejdiut për bllokimin e blerjes së autobusëve të Trafikut Urban në vitin 2017, duke e akuzuar ish-nënkryetarin e Prishtinës se po gënjen dhe po deformon faktet edhe pas tetë vitesh.

Në një postim të gjatë në Facebook, Hoti deklaron se vonesat në proces nuk kanë qenë përgjegjësi e Qeverisë së atëhershme, por e Komunës së Prishtinës, e cila – sipas tij – nuk e kishte kryer obligimin ligjor për të nxjerrë vendimin e Kuvendit Komunal që garantonte pagesën e kredisë në rast të dështimit të ndërmarrjes publike Trafiku Urban.

“Sapo ky vendim u miratua në Kuvendin e Komunës, marrëveshja është proceduar në Qeveri dhe më tutje”, shkruan Hoti, duke shtuar se Sejdiu “e di shumë mirë këtë fakt”.

Ai e akuzon Sejdiun se edhe atëherë, edhe sot, po përdor të pavërteta për të mbuluar dështimet e qeverisjes së Vetëvendosjes në kryeqytet.

Hoti paralajmëron se nuk do ta tolerojë më dhe kërcënon me padi për shpifje nëse Sejdiu nuk kërkon falje publike.

“Nëse dikush në Qeverinë e atëhershme do të kishte shkelur ligjin, jam i sigurt se Sejdiu dhe shefi i tij në Komunë do ta dërgonin çështjen në gjykatë. Ata kanë qenë ‘shumë të zellshëm’ në dërgimin e 70 dosjeve në organet e drejtësisë, të gjitha të rrëzuara pa përjashtim”, ka shkruar Hoti, duke nënvizuar se ato dosje ishin, sipas tij, pjesë e një “agjende politike të ulët kundër LDK-së, Isa Mustafës dhe meje personalisht”.

Ai shton se Sejdiu dhe ish-kryetari i Prishtinës “kanë humbur vite duke rrëmuar nëpër arkiva për të ndërtuar lëndë të pabaza, në vend se të punonin për Prishtinën”, duke theksuar se kjo ka lënë pas projekte të pambyllura që sot i bie t’i menaxhojë kryetari aktual Përparim Rama.

Në fund Hoti ka shkruar:

“Më vjen keq për z. Sejdiu që pas kaq vitesh ende nuk është vetëdijesuar se ka qenë pjesë e një politike të ndyrë, që vazhdon t’i sjellë dëm Kosovës edhe sot.”

Ky reagim vjen pas akuzave të Sejdiut se në vitet 2015–2017 Qeveria kishte bllokuar qëllimisht projektin e autobusëve për arsye politike – pretendim që Hoti e hedh kategorikisht poshtë.

Sejdiu akuzon qeverinë: Prishtina po përdoret si peng politik, historia e bllokadës po përsëritet

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika