Hoti kërkon unitet të spektrit politik e medial për çështjen e personave të zhdukur

"I pakuptueshëm fakti që në asnjë pikë të vetme, as kur bëhet fjalë për çështjen më të ndjeshme në vend, spektri politik dhe medial në Kosovë nuk e ka as tendencën më të vogël të krijimit të unitetit të saj. Pse gjithë kjo urrejtje patetike?", ka thënë kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti

Andin Hoti

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka dhënë më shumë detaje pas miratimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur në takimin e nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi në Bruksel.

Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo deklaratë ka një qëllim kryesor për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur nga lufta në Kosovë, ku siç u shpreh ai, për herë të parë përmes një dokumenti zyrtar, Serbia detyrohet të marrë përsipër hapjen e arkivave, përfshirë edhe dokumentet e klasifikuara mbi vendndodhjen e personave të zhdukur.

Tutje, ai ka thënë se në këtë deklaratë për herë të parë është arritur të përfshihet termi “të zhdukur me forcë”, që është tregues i qartë për krimet shtetërore të Serbisë në Kosovë, dhe nga sot, sipas tij, nuk ka më vetëm persona të zhdukur, por edhe persona të zhdukur me forcë nga shteti serb në Kosovë.

“Deklarata e miratuar është dokumenti i parë zyrtar, në të cilën, Serbia pranon krimet shtetërore ndaj popullit të Kosovës. Ju lutem referojuni Konventës Ndërkombëtare për mbrojtjen e të gjithë personave nga zhdukja me forcë, të OKB-së. Ju lutem referojuni Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe në të gjeni termin identik të njëjtë me termin e përdorur në Deklaratë. Ju lutem shfletoni internetin dhe gjeni shembuj të shteteve tjera që kanë përdorur termin e njëjtë me deklaratën tonë”, ka thënë Hoti.

“Tashmë kemi një dokument zyrtar ku theksohet urgjenca e zgjidhjes së fatit të personave të zhdukur. Tashmë kemi një dokument zyrtar ku theksohet nevoja për bashkëpunim dhe mosbllokim në gërmime në lokacione të dyshuara për varreza masive. Tashmë kemi një dokument zyrtar, në të cilin, theksohet që Bashkimi Evropian përmes Komisionit të përbashkët, do të involvohet direkt në zgjidhjen e fatit të personave të zhdukur. Tashmë kemi një dokument zyrtar ku theksohet qe duhet të adresohen nevojat dhe të drejtat e familjeve të personave të zhdukur”, ka vijuar ai.

Ai ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm në këtë proces, që natyrisht se është jovalid nëse nuk fillon edhe implementimi i saj.

“Por për këtë, ne vazhdojmë të kemi nevojë për ndihmen konkrete të miqve tanë ndërkombëtarë, SHBA dhe BE, që të ushtrojnë trysninë e nevojshme ndaj Serbisë. Mbetet edhe shumë punë dhe përpjekje për t’u bërë që të arrijmë qëllimin tonë kryesor, prandaj ne do të vazhdojmë përpjekjet tona deri në zbardhjen e fatit të personit të fundit të zhdukur me forcë në Kosovë”.

Tutje, ai ka thënë se pas konfuzitetit që është krijuar në media e në opinionin publik, me anë të kësaj deklarate nuk është shfajësuar Serbia për asgjë.

Ai ka kërkuar unitet të spektrit politik e medial për një çështje kaq të ndjeshme.

“JO, nuk është shfajësuar Serbia për asgjë, por është fajësuar për krime ndaj popullit të Kosovës. Për më tepër, më indinjon fakti që disa individë flasin sikurse ne kemi qenë në ndonjë proces gjyqësor me Serbinë dhe e kemi akuzuar e paditur aq shumë, saqë tash kinse kjo deklaratë e paska liruar Serbinë nga këto akuza. JO dhe JO, nuk është bërë asnjë barazim i asnjërës palë! E habitshme në fakt kjo të thuhet nga individë që kanë ndikim të gjerë! Ku është barazuar? Kur? Si mund të barazohet diçka e pamundur? Si mund të barazohet një viktimë me një kriminel? Cili dokument në botë mund të trillojë krime inekzistente? Ju po i referoheni kinse paragrafit ‘palët pajtohen të ofrojnë të gjitha dokumentacionet në posedim të dy shteteve për të zbardhur fatin e personave të zhdukur’”, ka vijuar Hoti.

Ai ka thënë se nuk është larguar termi për “personat e zhdukur me forcë” në këtë deklaratë.

“JO, nuk është larguar termi ‘personat e zhdukur me forcë’, e keni në deklaratë veç lexojeni. Për më tepër, edhe për këtë pikë, disa individë flasin sikurse ky term paska ekzistuar diku këto 24 vite, me anë të së cilës, Kosova e paska dërmuar Serbinë nga paditë për krime dhe ne e paskemi larguar. Ku ka qenë? Kur ka qenë? Të turpshme dhe të pafalshme këto akuza pa bazë”.

Sipas tij, secila Qeveri në Kosovë ka bërë më të mirën e mundshme në raport me personat e zhdukur dhe se fajtori i vetëm për këto krime është Serbia.

“I pakuptueshëm fakti që në asnjë pikë të vetme, as kur bëhet fjalë për çështjen më të ndjeshme në vend, spektri politik dhe medial në Kosovë nuk e ka as tendencën më të vogël të krijimit të unitetit të saj. Pse gjithë kjo urrejtje patetike? Dhe për më tepër, juve që tentoni paturpësisht të përdorni këto krime për interesa ditore, siç duket po harroni që mbi kurrizin tim dhe të familjes sime, ne i kemi përjetuar për së afërmi të gjitha këto krime dhe vazhdojmë t’i përjetojmë edhe sot”, ka përfunduar Hoti.

Ndryshe, të martën e 2 majit, kryeministri i Kosovës Kurti dhe presidenti i Serbisë Vuçiq e kanë miratuar Deklaratën për të Zhdukurit në takimin në Bruksel.

BE publikon Deklaratën për të Zhdukurit

Shija e redaktorit

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 446 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Rama e quan “hap historik” votimin Pro anëtarësimit të Kosovës...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka konsideruar si hap historik votimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës(KiE) që i hap rrugë anëtarësimit...

Të fundit nga rubrika