Hoti: Kosova ka nevojë për urtësi dhe normalitet në qeverisje

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka theksuar se nga Kosova duhet të dërgohen mesazhe që nxisin pozitivitet për të ardhmen euroatlantike, për jetë më të mirë e për sigurinë e investimeve

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova ka nevojë për urtësi dhe normalitet në qeverisje.

Kjo, pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se në komunat veriore të vendit, më 31 korrik, kishte rrezik për përshkallëzim të situatës në konflikt të armatosur.

“Kosova ka nevojë për urtësi dhe normalitet në qeverisje. Nga Kosova duhet të dërgohen mesazhe që nxisin pozitivitet për të ardhmen tonë euroatlantike, për jetë më të mirë e për sigurinë e investimeve”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ndonëse çështjet midis Kosovës dhe Serbisë ende nuk janë mbyllur, sipas Hotit, nuk ka ndonjë opsion tjetër pos negocimit me shtetin fqinj dhe bashkëpunimit me ndërkombëtarët.

“Ne duhet që të sqarojmë para të gjithëve se ende kemi çështje të hapura me fqinjin verior, të cilat çështje do t’i zgjidhim me dialog, në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtarë, sepse opcion tjetër nuk ka dhe nuk do të lejohet të ketë”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, sa i përket barrikadave që u vendosën nga serbët në Veri, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, për zbatimin e masave reciproke për targat dhe hyrje-daljet e serbëve në Kosovë, Kurti ka pohuar se ato s’kanë qëllim tjetër pos bllokimit të rrugëve.

“Këto barrikada që janë ngritur më 31 korrik e kanë një risi sepse për nga karakteri i tyre nuk janë thjesht barrikada për të penguar qarkullimin, por edhe për të qëlluar mbi automjetet që vijnë”, deklaroi ai.

Deklarimi i kreut të qeverisë ka ngjallur reagimin edhe të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Nuk do të ketë luftë në Kosovë. Mos ndjellni frikë e panikë. NATO është garantues i sovranitetit të Kosovës. Serbia e di shumë mirë çka sjellë një konflikt i hapur me NATO. E ka provuar”.

Kështu ka reaguar nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, e cila përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se lufta konvencionale ka përfunduar.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika