Hoti: LDK propozon dhe është e gatshme t’i mbështesë disa masa, pasi Ministria e Financave e rrit vlerën e pronave

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se "në kohën e dyfishimit të çmimeve, dyfishohet edhe tatimi në pronë për shkak se Ministria e Financave e rrit vlerën e pronave pa i marrë parasysh rrethanat socio-ekonomike në vend"

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se “në kohën e dyfishimit të çmimeve, dyfishohet edhe tatimi në pronë për shkak se Ministria e Financave e rrit vlerën e pronave pa i marrë parasysh rrethanat socio-ekonomike në vend”.

Hoti ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) propozon dhe është e gatshme t’i mbështesë disa masa.

Ish-kryeministri Hoti ka propozuar që Ministria e Financave ta pezullojë rivlerësimin e pronave dhe faturat për vitin 2023 të llogariten sipas vlerësimeve të mëparshme.

“Ministria e Financave të procedojë në Kuvend Ligjin e ri për Tatim në Pronë për të bërë përshtatjet që reflektojnë situatën e rëndë nga inflacioni”, ka propozuar Hoti.

Tutje, Hoti ka propozuar që Ministria e Financave, në bashkëpunim me komunat gjatë vitit 2023, të bëjë rivlerësimin e pronave pas përcaktimit të zonave që marrin parasysh zhvillimin e vendbanimeve dhe ngastrave kadastrale “(kjo për shkak se gjatë rivlerësimit të pronave janë përdorur zonat e vjetra, pasi ka dështuar sistemi i Departamentit të Tatimit në Pronë)”.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika