Hoti: Ligji për Personat e Pagjetur së shpejti në konsultime publike

Para anëtarëve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Andin Hoti theksoi se gjatë vitit 2023 kanë gërmuar në 15 lokacione në territorin e Kosovës

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Andin Hoti

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka thënë se Ligji për Personat e Zhdukur së shpejti do të kalojë në konsultime publike.

Ai thekson se nuk kanë pranuar informacione nga Bashkimi Evropian se pse nuk po zbatohet deklarata e 2 majit për personat e zhdukur.

“Ligji për Personat e zhdukur ende nuk është përfunduar. Ka përfunduar nga ana jonë, shumë shpejt do të jetë në konsultime publike”, theksoi ai.

Para anëtarëve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut theksoi se gjatë vitit 2023 kanë gërmuar në 15 lokacione në territorin e Kosovës.

“Janë dorëzuar nëntë mbetje mortore tek familjarët gjatë vitit 2023. Fatkeqësisht gjatë vitit 2023 janë bërë gërmime vetëm në një lokacion ne Serbi, në Shtavall. Shumica prej informacioneve që kemi nuk janë vetëm brenda territorit të Kosovës por edhe të dëshmitarëve atje ne Shtavall. Në maj të vitit 2023, ne kemi arritur të miratojmë një deklaratë në Bruksel, më 1 qershor në zbatim të kësaj deklarate, komisioni i ka dërguar letër Vuçiqit për të hapur arkivat të ushtrisë te brigadës 37 që ka operuar në Drenicë”, u shpreh ai.

Po ashtu, Hoti ka potencuar se janë duke punuar në katër lokacione brenda territorit të Kosovës.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika