Hoti: Shqetësuese të dëgjosh që KEK-u ka rritur fitimet, atëherë pse është rritur dy herë çmimi i energjisë?

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka theksuar se është shqetësuese ta dëgjosh nga mazhoranca se KEK-u ka realizuar fitim në vitin 2022 për 61% më të lartë se vitin paraprak

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka theksuar se është shqetësuese ta dëgjosh nga mazhoranca se KEK-u ka realizuar fitim në vitin 2022 për 61% më të lartë se vitin paraprak.

Hoti ka vazhduar dhe ka bërë pyetjen se pse është rritur dy herë çmimi i energjisë.

“Për të rritur fitimet e KEK-ut? Normalisht, çmimi i energjisë që caktohet nga ZRrE-ja duhet të mbulojë shpenzimet e operimit dhe investimet e nevojshme nga ndërmarrjet e energjisë, e jo fitimet e tyre”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika